Tryezë e rrumbullakët për të madhin Koneski në Glloboçani,seminar për gjuhën maqedonase në Pustec

од admin_kult

Në komunën e Pustecit dje filluan aktivitetet me rastin e shënimit të Ditës së Gjuhës Maqedonase dhe 100 vjetorit nga lindja e të madhit Blaze Koneski,të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme.

Në fshatin Glloboçani në muzeun kushtuar shkrimtarit të njohur shqiptar me origjinë maqedonase Sterjo Spase,i cili lindi në këtë fshat të vogël të Prespës u mbajt tryezë e rrumbullakët,kushtuar imazhit dhe veprës së Blaze Koneskit.

Në këtë ngjarje pjesëmarrës ishin sekretari shtetëror i Ministrisë së Punëve të Jashtme,Zoran Popov,kryetari i Këshillit të Gjuhës Maqedonase Ludmil Spasov,ambasadori Danço Markovski,deputeti në kuvendin shqiptar Vasil Sterjovski,profesorë nga Instituti i Gjuhës Maqedonase dhe drejtori i Qendrës Kulturore-Informative Zlatko Origjanski,si dhe përfaqsuesit e vetëqeverisjes lokale të Pustecit,të udhëhequr nga kryetari i komunës Pali Kolefski,informojnë nga ambasada maqedonase në Tiranë.Gjithashtu,në shkollën “Mitre Kolefski dhe Trajan Gjorgijovski” në Pustec filloi seminari dy ditor i gjuhës maqedonase për mësuesit e shkollave në Prespën e vogël.

Profesorë nga Instituti për Gjuhën Maqedonase “Krste Petkov Misirkov”,mbajnë ligjerata dialektore,historike,onomastike,leksikore dhe plotësime bashkëkohore të gjuhës bashkëkohore maqedonase,informojnë nga ambasada.

Organizatorë të ngjarjes janë Ministria e Punëve të Jashtme e R.së Maqedonisë së Veriut,ambasada dhe Qendra Kulturore Informative në Tiranë,në bashkëpunim me komunën e Pustecit,shoqatat e maqedonasve në Shqipëri dhe deputeti në kuvendin shqiptar,Vasil Sterjoski.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе