Në Galerinë e Artit Figurativ sot në ora 12 do të hapet ekspozitë personale ,,Bunishte” të Toma Dimovski. Me respektimin e të gjitha masave për parandalimin e përhapjes së virusit korona dhe protokollit për ngjarje publike, ekspozita do të jetë e hapur gjatë ditës deri më ora 20.
-Toma Dimovski, në kuadër të këtij projekti, një performim interaktiv dypjesëshe e titulluar ,,Bunishte (vend i plehrave)”, e inkurajuar nga mosrespektimi dhe vandalizmi i shpeshtë i artit në hapësirën publike, përmes një seri grafike në mënyrë metaforike e parashtron pyetjen:,,Nëse dhe Sa” Arti dhe veprimtari e artit janë të mbrojtura në shtetin tonë, dhe Sa kultura në shoqërinë tonë është e Hedhur në Plehra?”, në fakt kjo është shtysa kryesore për debatin që artisti intensivisht dhe në mënyrë sugjeruese e ngre me vetë ekspozitën, përkatësisht gjendjen dhe rëndësinë e veprave të artit në shoqërinë tonë, duke prekur çështjen e perceptimit të veprës artistike dhe qëndrimin te njerëzit shprehin midis këtyre dy mënyrave të ekspozimit, thotë Angela Vitanovska, historiane e artit për ekspozitën e Dimovskit.
Ekspozita realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.