Një delegacion i Qeveris së Republikës së Maqedonisë së Veriut sot vendosi lule në përmendoren e Shën Klimentit të Ohrit para Bibliotekës Kombëtare Universitare në Shkup, me rastin e festës 8 Dhjetori, Dita e Shën Klimentit të Ohrit.
Për nder të Shën Klimentit , themeluesit të Shkollës së Ohrit, e njohur si ,, Universiteti i Parë Ballkanik dhe Evropian”, delegacion i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e udhëhequr nga Nikolla Dimitrov, zëvendës kryeministër i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Irena Stefoska Ministre e Kulturës dhe Bujar Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme, vendosën lule para përmendores së Shën Klimentit të Ohrit në BKU ,,Shën Klimenti i Ohrit”.
Inserte nga vendosja e luleve në përmendoren e Shën Klimentit të Ohrit në Shkup