Teatri i Velesit do të performojë online në Festivalin Internacional ,,Dimri i Sarajevës,,

од admin_kult

Teatri “Jordan Haxhi Konstantinov- Xhinot” nga Velesi me shfaqjen “Bastardët e Mbretërve” më 15 Mars do të performojë online në edicionin e 47-të të Festivalit “Dimri në Sarajevë”

Për shkak të pandemisë, pjesa më e madhe e programit të festivalit do të jetë në transmetim online, shfaqjet do të mbahen në skenat vendore, ndërsa publiku i Sarajevës do ti ndjek nëpërmjet videotransmetimit.

Shfaqja ,, Bastardët e Mbretërve,, është një histori për perënditë-njerëz, e cila ndodh menjëher pas përfundimit të  Luftës së Trojës dhe flet për pamundësinë që trauma të jetë e eliminuar si një trashëgimi civilizuese dhe për rrethin në të cilin ajo traumë komunikon në çdo kohë dhe në çdo vend.

Autor i tekstit, regjisorë dhe autor i konceptit audio-vizuel i shfaqjes është  Sasho Dimovski, regjia e lëvizjes skenike është e Vasill Zafirçev, video-dizajnimi dhe animacionet janë të Danço Stefkov dhe Krste Shupev, skenografia është e Filip Korunovski, kostumografija është nga Katerina Çuknieva, bashkëpunëtor i muzikës është Sashko Kostov, ndërsa autor i skulpturave digjitale dhe i plakatës është Adam Martinakis. Në shfaqje do të performojnë: Vasill Zafirçev si Agamemnon, Keti Borisovska si Klitemnestra, Talija Nastova si Elektra, Zharko Spasovski si Oresti, Maja Lutkova si Kasandra, Faik Mefailovski si Egist dhe Marija Stefanovska si Ifigenija.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе