Teatri “Jordan Haxhi Konstantinov- Xhinot” nga Velesi me shfaqjen “Bastardët e Mbretërve” më 15 Mars do të performojë online në edicionin e 47-të të Festivalit “Dimri në Sarajevë”
Për shkak të pandemisë, pjesa më e madhe e programit të festivalit do të jetë në transmetim online, shfaqjet do të mbahen në skenat vendore, ndërsa publiku i Sarajevës do ti ndjek nëpërmjet videotransmetimit.
Shfaqja ,, Bastardët e Mbretërve,, është një histori për perënditë-njerëz, e cila ndodh menjëher pas përfundimit të Luftës së Trojës dhe flet për pamundësinë që trauma të jetë e eliminuar si një trashëgimi civilizuese dhe për rrethin në të cilin ajo traumë komunikon në çdo kohë dhe në çdo vend.
Autor i tekstit, regjisorë dhe autor i konceptit audio-vizuel i shfaqjes është Sasho Dimovski, regjia e lëvizjes skenike është e Vasill Zafirçev, video-dizajnimi dhe animacionet janë të Danço Stefkov dhe Krste Shupev, skenografia është e Filip Korunovski, kostumografija është nga Katerina Çuknieva, bashkëpunëtor i muzikës është Sashko Kostov, ndërsa autor i skulpturave digjitale dhe i plakatës është Adam Martinakis. Në shfaqje do të performojnë: Vasill Zafirçev si Agamemnon, Keti Borisovska si Klitemnestra, Talija Nastova si Elektra, Zharko Spasovski si Oresti, Maja Lutkova si Kasandra, Faik Mefailovski si Egist dhe Marija Stefanovska si Ifigenija.