Edicioni i tetë i Festivalit ndërkombëtar i letërsisë ,,PRO-ZA Ballkan” do të mbahet nga 14 deri 17 shtatorë në Kurshumli An ,,Shtëpia e Evropës”( Europ House) dhe në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut.
Festivali do të fillon sonte në ora 19.30 në Kurshumli An ku do të prezantohen autorët :Mharem Bazdull, Ugllesha Shajtinac, Kallina Maleska, Damir Karakash, e cila do të drejtohet me një video. Do të promovohet “Srçki” nga Branislav Nikollov (Pijan Sllavej), ku do të interpretojë me Goce Jovanoski Bisedat do ti udhëheqin Aleksandar Prokopiev dhe Ermis Llafazanoski, kurse udhëheqëse e ngjarjes është Ana Jovkovska.
Çmimi ,,Prozart”, ku Festivali ndërkombëtar i letërsisë ,,Pro-Za Ballkan” ia ndau autorit të shquar për kontributin autorial në zhvillimin e letërsisë së Ballkanit, këtë vit 2020 i takoi shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare, për opusin e tij impozant shumëvjeçar romancier dhe eseistik, i cili rregullisht shkakton jehonë të madhe tek kritika evropiane dhe botërore.
Nga festivali na njoftojnë se në kuadër të programit ,, Shkup fellowship”, këtë vit mysafirë do të jenë: Nazli Berivan AK nga Turqia, Jasmina Rdojiçiq nga Serbia, Dorotea Monova dhe Milen Milev nga Bugaria. Në ditën e dytë të festivalit ata do të marrin pjesë në tryezën e rrumbullakët “Literatura dhe kriza: Një pikë fillestare për antidotet e reja” që do të mbahet në “Shtëpia e Evropës” (Europ House).
Festivali ndërkombëtar i letërsisë ,, PRO-ZA Ballkan” është në organizim të shtëpisë botuese ,, Prozart Media” nga Shkupi.
Edicioni i Festivalit këtë vit, për shkak të pandemisë së koronavirusit, në vend të majit u anulua për në shtator.