Nesër në Kinotekë homazh në nder të Lupço Todorovski-Upa

од admin_kult

Më 31 Mars në ora 19:00 në Kinotekë do të zhvillohet homazh në nder të Lupço Todorovski-Upa (02.05.1956 -22.01.2021),ai ishte aktorë,drejtor-kastingu,skenarist dhe producent.Në nder të ikjes së papritur të Lupço Todorovski-Upa,do të jetë i shfaqura një minidokumentar i përgaditur nga miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij,film me metrazh të shkurtër “Ngjitëse” të Georgi M.Unkovski (një nga rolet e fundit në të cilën morri pjesë Upa) dhe “Nyja” nga Kiril Cenevski në të cilin film Upa e filloi karierën e tij debutuese.

Upa ka marë pjesë në tridhjetë filma të metrazhit të gjatë dhe të shkurt dhe seriale televizive në më shumë gjuhë.Ai ka qenë nënshkrues i pesëmbëdhjetë regjive teatrale dhe ka performuar dhjetra role në projekte filmi dhe në shtëpitë teatrale në të gjithë ish-Jugosllavinë,si dhe në skena të tjera të panumërta.

Ai është një nga themeluesit e teatrit amator “Hapat”.Në vitin 1983 ka diplomuar në aktrim tek profesor Lubisha Georgievski,ndërsa gjatë kohës së studimeve ka performuar në Teatrin e Dramës në Shkup.Pas akademisë i nxitur nga trazirat krijuese dhe mundësia për të luajtur më shpesh në film,ai largohet për Beograd,ku jeton 10 vite.Nga viti 1997 përpos aktrimit,ai është marrë edhe me produksion të fimit dhe TV-produksion,ka shkruar skenare dhe ka punuar si drejtor kastingu(përzgjedhje të aktorëve).

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе