Përmbledhja “Kthimi kah Koneski” u botua nga komuna e Kumanovës,të cilën e përgaditi Sveto Stamenov,gazetar në Radion e Maqedonisë-Radio Shkupi dhe publicist i njohur maqedonas dhe Prof. Dr.Vera Stojçevska –Antiq,profesoreshë universitare dhe historiane e shquar e letërsisë maqedonase,teoricient letrar dhe sllaviste.Me këtë përmbledhje,Komuna e Kumanovës kyqet në kremtimin e njëqindvjetorit të lindjes së të madhit të kulturës bashkëkohore maqedonase,Blazhe Koneskit.Përmbledhja përmban punime të përzgjedhura të 29-të njohësve më të mirë të jetës dhe veprës të të madhit Blazhe Koneski,të cilat në tërësi do të krijojnë kuptime dhe vlerësime të reja të zgjeruara të veprës së tij madhështore.