Ekspozita “Arketipet” nga Biljana Bilbiloska

од admin_kult

Në sallën e re të galerisë “Ko-Ra”,në Shtëpinë e Kulturës “Koço Racin” në Shkup,sonte do të hapet ekspozita e pestë vetanake e Biljana Bilbilovskës me titull “Arketipet”.Në ekspozitë do të prezantohen 20-të grafika digjitale.Në pajtueshmëri me masat për mbrojtjen nga KOVID 19-të,në ekspozitë hyrja do të jetë individuale apo maksimum nga dy vizitorë.

“Arketipi paraqet një lloj forme simbolike,skemë,apo model,i cili përsëritet në mënyrë të pavetëdijshme gjatë gjithë historisë,pavarësisht nga vazhdimësia kohore ose hapësinore.Në këtë cikël Bilbiloska është përqëndruar në arketipin vizuel,në rreth,në katror dhe në trekëndësh,gjegjësisht në ato forma universale dhe konstante vizuele të cilave nuk iu duket përfundshmëria në kuptimin artistik” thuhet në njoftimin për këtë ngjarje të artit figurtativ.Ekspozita është e mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe do të hapet më 26 maj.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе