Thirje e hapur për koreografë të rinj për Tanc Fest 2021

од admin_kult

Festivali Ndërkombëtar “Tanc Fest 2021”,hapi  thirje  për  koreografë të rinj, produkcionet e të cilëve mund të jenë pjesë e programit  të  këtij  viti, i cili do të zhvillohet prej 1 deri më 6 Qershor të viti 2021, në mëshumë skena të hapura në të gjithë qytetin e Shkupit.Të drejtë pjesëmarrjeje kanë koreografët e rinj (deri në moshën 35 vjeçare), ndërsa tematika dhe numri i pjesëmarrësve është sipas  zgjedhjes së tyre. Kohëzgjatja e performimit të veprave nuk është e kufiziar. Nëse kanë një incizim nga shfaqja e përfunduar,jo më e vjetër se 2020, duhet tëdërgojnë një link deri tek Tanc Fest, ndërsa nëse vepra është në proces të krijimit, duhet të dërgojnë  informacion të plotë rreth përmbajtjes, numrin e pjesëmarrësve, kohëzgjatjen e performancës dhe nevojat teknike për performimin e veprës.

Aplikimet duhet të dërgohen jo më vonë se 27.04.2021 deri në ora 16:00,në e-mail adresën: info@dancefestskopje.com.mk. Shfaqjet të cilat do të përzgjedhen do të jenë të shpallura deri më 11 Maj të këtij viti.

Thirja e plotë është e postuar në faqen zyrtare të Tanc Fest:

http://dancefestskopje.com.mk/%D0%BE%D1%82%D0%B2%D0%BE%D1%80%D0%B5%D0%BD-%D0%BF%D0%BE%D0%B2%D0%B8%D0%BA-2021

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе