Stefoska:Me drejtorët e enteve dhe muzeve mbetemi të qëndrueshëm për kujdesin maksimal në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

од admin_kult

Ministrja e kulturës Irena Stefoska,sot mbajti takim pune online me drejtorët e enteve për mbrojtjen e monumenteve të kulturës dhe me drejtorët e institucioneve të muzeve në vend.

Në takim u diskutua mbi aktivitetet e këtyre institucioneve,për nevojat dhe problemet me të cilat ata përballen gjatë punës,si dhe për investimet dhe projektet të cilat me mbështetje nga Ministria e Kulturës duhet të realizohen deri në fund të vitit.

U theksua se institucionet përballen me probleme të natyrës investuese,mungesë hapsire dhe paisje teknike,si dhe mungesë të stafit të kualifikuar teknik dhe administrativ.

Takimi u përqëndrua në aktivitetet për realizimin e projekteve për të cilat janë siguruar mjete nga Ministria e Kulturës si: konservim dhe restaurim të fasadës të Institucionit Nacional,Enti për Mbrojtjen e Monumenteve të kulturës dhe Muzeut-Manastir; për konservim dhe restaurim të enterierit të mbrendshëm të Xhamisë Mehmed Efendi-Jeni në Manastir; për fazën e pare të projektit për konservimin dhe restaurimin e pikturave murale në kishën “Shën Dhimitri” në fshatin Gradeshnicë-Mariov; për mirëmbajtjen dhe sanimin e vazhdueshëm të pjesëve të dëmtuara të kompleksit muze-Muzeu i ujit;  për rindërtim,restaurim dhe instalimin e strukturës së çatisë së kishës mesjetare “Shën Dyzet  Dëshmorët”, në fshatin Bansko-Strumicë; për realizimin e projetit për konservim dhe restaurim të arkitekturës dhe afreskave të kishës dhe dhomës së ngrënies në manastirin “Shën e Premtja”-Treskavec,Komuna e Prilepit,gjithashtu dhe për Xhaminë e Çarshisë; për realizimin e një projekti tash më të pregaditur me të gjitha fazat e nevojshme : arkitekturë,statikë,inzhinjeri mekanike,ujësjellës,elektrikë,si dhe paisje mbojtëse nga zjarri për mbrojtjen e objektit “Shtëpia e Lazar Liçenoskit” në Shkup; për konservimin,restaurimin,rekonstruimin dhe gërmime arkeologjike në objektin Teatri Romak në Stobi; për zëvendësimin e mbulesës së çatisë të objektit saraj “Nijazi Beg” në Resnje dhe projekte tjera.

Ministrja e kulturës Stefoska gjithashtu u informua për projektet të cilat janë të mbështetura në programën për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë,nga sfera e investimeve dhe mirëmbajtjes së vazhdueshme të objekteve.

Në këtë kontekst u theksua se në Programin vjetor për investime për vitin 2021,janë ndarë mjete për ndërtimin e “Teatrit të vjetër” në Strumicë,bartës i të cilit projektit  është Enti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe Muzeu nga ky qytet,poashtu këtë vit janë siguruar mjete për përgaditjen e dokumentacionit tekniko-projektues për rekonstruimin e objektit të Institucionit Nacional Muzeu i  Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në takim ministrja e kulturës Stefoska theksoi rëndësinë e këtyre institucioneve,funksionimi i të cilave është i një rëndësie të veçantë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore,gjithashtu shprehu pritjet nga drejtorët dhe në përgjithësi punonjësit të këtyre institucioneve që të jenë më profesional,më të kordinuar në punë dhe më konstruktiv.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе