Telegramë ngushllimi me rastin e vdekjes së Zafir Haxhimanov

од admin_kult

Aktori i njohur,këngëtari dhe kompozitori Zafir Haxhimanov ndërroi jetë në moshën 77 vjeçare në Beograd,pas komplikimeve të shkaktura nga virusi KOVID-19.

Telegramë ngushllimi deri tek familja,dhe deri tek respektuesit e personalitetit dhe veprës së Haxhiomanovit,dërgoi ministrja e kulturës Irena Stefoska.

“Në emër të Ministrisë së Kulturës,dhe në emrin tim personal,dua të shpreh ngushllime të sinqerta deri tek familjarët dhe deri tek gjithë respektuesit e personalitetit dhe veprës të ambasadorit maqedonas të kulturës në Beograd,Zafir Haxhimanov.

Do ta përkujtojmë si aktorë,performues dhe kompozitorë,me talent dhe kreativitet të madh,i cili ndër vite me zërrin e tij autentik dhe shprehjen e tij muzikore,largonte kufinjtë dhe i afronte njerëzit nëpërmjet muzikës.Ikja e Zafir Haxhimanov është një humbje e madhe për kulturën maqedonase.Ka ditë të cilat kalojnë si një varkë në detin e trembur,dhe ka ditë në të cilën gjithçka përfundon, Prehu në paqe,Zafir”!, shkruhet në telegramën e ministres Stefoska.

Haxhimanov është i lindurmë 25 Dhjetor të vitit 1943 në Kavadarci.Ka diplomuar në Fakultetin e Artit Dramatik në Beograd,aty ku dhe jetoi.

Haxhimanov me sukses bashkoi më shumë arte në krijimtarinë e tij –muzikë,teatër,film,letërsi.Ndër hitet më të dalluara të Haxhinaovit janë: ”Kako Vardar”, “Lubi me i glavata gore”, “Zajdi zajdi”, “Od lubov ne se bega”,dhe shumë të tjera.Ka kompozuar me dhjetra balada dhe shansone  përmbledhjesh nga poetët antologjik si Konstantin Miladinov,Kosta Racin,Blaze Koneski,Aco Shopov dhe Radovan Pavloski,si ato serb Milosh Crnjanski,Dushko Radoviç,Desanka Maksimoviç,Brane Crnçeviç dhe shumë të tjerë.Gjithashtu është autor i përmbledhjeve:”Shansone në letër”, “Azil”,”Këngëtar popullor”,” Pes-Këngëtare” dhe “Vëlla”,të botuara në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën serbe,ndërsa pas tij ka lënë mbi 5000 shënime nga këngë burimore maqedonase.

Gjatë karrierës së tij të pasur,gjithashtu kishte luajtur edhe në disa role të filmave,si në “Dasma e përgjakëshme maqedonase”,ndërsa është fitues i më shumë çmimeve dhe mirënjohjeve në festivale të poezisë dhe muzikës.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе