Telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së Danço Çevrevski

од admin_kult

Ministria e Kulturës dërgoi një telegram ngushëllimi deri te Fakulteti i Artit dhe Dramës dhe deri te familja e aktorit, producentit dhe profesorit të teatrit, aktorit të filmit dhe televizionit maqedonas Danço Çevrevski, i cili vdiq mbrëmë në moshën 69 vjeçe në Shkup.

,,Danço Çevrevski ishte nga ëndërruesit e mëdhenjë të teatrit dhe filmit maqedonas, krijues i cili me investimin e tij profesional dhjetëvjeçar la gjurmë të pashlyeshme në kulturën maqedonase. Kontributi i tij në zhvillimin e artit teatror, rolet e shumta të luajtura në skenat e teatrit tonë dhe rolet e tij antologjike të filmit në arritjet më të rëndësishme të kinematografisë maqedonase, por edhe në ish Jugosllavinë, janë vetëm konfirmim se kemi humbur një artist të madh i cili ishte krenaria e vendit tonë.

Për respekt është edhe aktiviteti i tij pedagogjik në Fakultetin e Artit dhe Dramës, ku me përkushtim dhe dashuri të madhe  edukoi gjenerata të aktorëve dhe regjisorë”, thuhet në telegramin për ngushëllim.

Çevrevski diplomoi në Fakultetin e Artit dhe Dramës në Shkup në degën për aktor të dramës. Specializimin përkatësisht përsosmërinë e filmit e ka marrë UKLA në Los Angjelos. Ai është ndër themeluesit të kompanisë private të prodhimit të filmit ,,Tirangl, dhe ka punuar si profesor në Fakultetin e Artit dhe Dramës në Shkup dhe ka qenë dekan i Fakultetit. Ka luajtur në më shumë filma jugosllav dhe maqedonas si ,,Igmanski marsh”,” Haj Faj”, Trst via Skopje”, “Tetoviranje”, “Xhipsi Megjik”, ,,Pankot ne e mrtov”, Ova ne amerikanski film”. Gjatë karrierës së tij të bujshme ka marrë më shumë çmime dhe mirënjohje, dhe vitin e kaluar në edicionin e 14 të Festivalit Filmik ,,Asterfest”, ju dorëzua çmimi ,,Aster” për arritje të jashtëzakonshme në film dhe Tv.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе