Në teatrin për fëmijë dhe të rinj sonte në ora 19 për herë të parë do të performohet shfaqja për të rinj ,,Çfarë është një dhunues” në regji të Hana Milenkovska, e cila së bashku me Goran Milloshevski janë autor të tekstit.
Shfaqja në planë të parë i përfshinë problemet që lidhen me dhunën bashkëmoshatarëve, më saktë dhunën në një shkollë të mesme. Në planë të dytë në esencë, ngulitur më thellë në vetë përmbajtjen dramatike përshkruhet problemi i dhunës në shoqëri, si dhe zemërimi që mbajmë brenda nesh që shkakton një zemërim tjetër.
,,Historia sillet rreth një incidenti që marrin pjesë pesë nxënës të shkollës të mesme: Vasill, Stefan, Marija, Martin dhe Lucija. Ne i shohim këta të rinj që mbartin traumat e së kaluarës së tyre, nga fëmijëria, të cilët janë të robëruar në një zinxhir të dhunuesve dhe metoda të dhunshme dhe korrupsion. Shohim se nuk po ndermirët asgjë serioze në lidhje me viktimat e dhunës, sikur askush nuk reagon në zemërimin, agresiviteti që transmetohet nga njëri në tjetrin, nga një mjedis në tjetrin, për shkak të traumës ose në emër të interesave personale”, thuhet në njoftimin e shfaqjes.
Rolet e personazheve i luajnë: NIkolla Nakovski, Petar Stojanov, Miki Ançevski, Matea Jankovska dhe Angella Dimitrova.