Strumica shpallet “Qyteti i kulturës” për këtë vit

од admin_kult

Komuna e Strumicës këtë vit do të jetë organizatore e manifestimit “Qyteti i kulturës”,vendosi komisioni pas konkursit të shpallur nga Ministria e Kulturës.

Në konkurs, konkuruan Komuna e Strumicës,Tetovës,Kavadarit,Velesit dhe e Dibrës.Pas shqyrtimit të pesë fletëparaqitjeve të arritura,në përputhje me përparësitë,kriteret dhe masat e përfshira në konkurs,komisioni i ekspertëve i përbërë nga punonjës të Ministrisë së Kulturës,vlerësoi se të gjitha fletëparaqitjet kanë një përmbajtje programi të konceptuar në mënyrë solide dhe buxhet të përcaktuar me kujdes,me program të pasur dhe të larmishëm dhe buxhet të parashikuar me një përqindje të lartë të vetë financimit,ku u propozua që Strumica të jetë Komuna- organizatore e këtij manifestimi të rëndësishëm,për këtë vit.

Me këtë rast,sot ministrja e kulturës Irena Stefoska së bashku me kryetarin e komunës së Strumicës,Kosta Janevska nënshkruan marrëveshje për financimin e manifestimit “Qyteti i Kulturës”.

Komuna e Strumicës në fletëparaqitjen e dorëzuar ofron një program të pasur kulturor dhe cilësor,me përmbajtje nga të gjitha veprimtaritë kulturore.Të gjitha ngjarjet që do të jenë pjesë e këtij manifestimi janë të konceptuara me një kujdes të veçantë për ta kënaqur shijen e të gjithë vizitorëve dhe të të gjitha grup moshave.Qytetarët e Strumicës dhe të gjithë adhuruesit e kulturës dhe artit do të munden të ndjekin aktivitete të shumta nga zhanre të ndryshme dhe me një estetikë të ndryshme,projekte përmes të cilave bëhet kujdesi i krijimtarisë tradicionale edhe asaj bashkëkohore,dhe është paraparë pjesëmarrje e artistëve përkatës vendas dhe të huaj.

Komuna e Strumicës do të vë në funksion kapacitete të shumta infrastrukturore dhe njerëzore,me çka do të mundësojë përmbajtje të pasur kulturore gjatë tërë vitit.

Si një segment i veçantë i rëndësishëm në zgjedhjen e komunës së Strumicës si organizatorë,u theksua fakti se nga shuma e paraparë e buxhetit total për realizimin e programit në vlerë prej 15 milion e 150 mijë denarë,nga Ministria e Kulturës u kërkuan vetëm 2 milion e 970 denarë,që paraqet 19.6 % të buxhetit të përgjithshëm të parashikuar.Me këtë,nga komuna e Strumicës do të jenë të mbuluara mjetet tjera financiare në vlerë prej 80.4 %,e cila në krahasim me fletëparaqitjet tjera të arituara,komuna e Strumicës do të marrë pjesë me përqindje më të madhe të mjeteve të vetë financimit për realizim të programit.

Në përpunim të fletëparaqitjes kanë qenë të përfshira të gjitha institucionet nga sfera e kulturës të Strumicës; “Enti dhe Muze” –Strumicë, Qendra për Kulturë “Anton Popov”, biblioteka “Blagoja Muçeto”në kordinim me komunën.

Ministrja Stefoska theksoi se për të qenë bartës i manifestimit “Qyteti i Kulturës”,është me të vërtetë një privilegj i madh por edhe një përgjegjësi e madhe.Ajo shprehu kënaqësi që të gjitha fletëparaqitjete e dorëzuara,kanë treguar një dedikim serioz në përpunimin e programeve,por edhe përgjegjësi dhe vlerësime reale në kërkesat e tyre për financim të projekteve.Dëshiroi realizim të suksesshëm të të gjitha aktiviteteve të planifikuara,me çka këtë vit në mënyrë drastike do të jetë në rritje oferta kulturore në Strumicë.U theksua se aktivitetet e planifikuara të Programit do të realizohen në përputhje me vendimet e miratuara të masave për parandalimin dhe përhapjen e Kovid-19-të,të cilat përmbajnë Protokolle për punë të institucioneve nga fusha e kulturës dhe personave të tjerë fizik dhe juridik në fushën e kulturës.

Manifestimi “Qyteti i kulturës” i inicuar nga Ministria e Kulturës,e pranuar dhe e mbështetur nga komunat në vend,filloi të realizohet në vitin 2004 dhe që nga ajo kohë në mënyrë të vazhdueshme komunat marrin pjesë në garën kulturore në prezantimin të ideve në ngjarje të shumta publike.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе