Stefoska në Festivalin “Skupi Kamer Fest” :Muzicientët nga Ballkani janë miq të vjetër,të cilët njihen mirë dhe një kohë të gjatë

од admin_kult

“ E krijuar për një publikë të zgjedhur,muzika kamertale ndër vite është shëndëruar në një emocion të përbashkët.Afërsia dhe loja e tingujve krijojn atmosferë të një shtëpi e mbushur me plotë miq.Miqësia,për kënaqësinë tonë,është tingulli kryesor i “Skenës së Artit Ballkanik”,në kuadër të Festivalit “Skupi – Kamer – Fest”,tha ministrja e Kulturës Irena Stefoska,para fillimit të koncerit në kuadër të edicionit të katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Kamertale në Shkup.

Gjithashtu shtoi se koncerti me titull “Skena e Artit Ballkanik”, është muzikë që bashkon artistët të cilët jetojnë dhe veprojnë në Ballkan.

“Muzicientët nga Ballkani janë miq të vjetër,të cilët njihen mirë dhe një kohë të gjatë.Ata gjithmonë janë më përpara në ruajtjen e lidhjeve të vjetra dhe krijimin e lidhjeve të reja,në veçanti midis fqinjëve” tha Stefoska.

Para publikut në sallën e vogë të Filharmonisë Nacionale,në kuadër të koncertit, performuan artistë të njohur nga vendi dhe rajoni:Sihana Badivuku – violinë,Vladimir Markoviq – violinë nga R. e Serbisë,Marko Pop Ristov – violinë,Maltiadis Kasaras – violonçelo nga R. e Greqisë,Mario Guralumi – violonçelo nga R. e Shqipërisë,Blerim Grubi – violë,Stefania Jankova – violë nga R. e Bullgarisë,Fraim Gashi – kontrabas nga R. e Kosovës,dhe Dino Imeri në piano.

Festivali “Skupi – Kamer – Fest”,realizohet me mbështetjen e Ministria e Kulturës.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе