Takimi Stefoska-Silvestri: Bashkëpunimi duhet të vazhdojë dhe të intensifikohet

од admin_kult

R. e  Maqedonisë së Veriut dhe R. e Italisë kultivojnë marrdhënie të shkëlqyera në fushën e kulturës,të cilat karakterizohen nga bashkëpunimi në të gjitha veprimtaritë kulturore-mbrojtja e trashëgimisë kulturore,veprimtarinë e artit dhe filmit,është përfundimi i takmit të sotëm ndërmjet ministres së kulturës,Irena Stefoska dhe ambasadorit të R. së Italisë në vendin tonë,Andrea Silvestri.

Në takim,Stefoska theksoi se artistët italianë janë pjesëmarrës të rregullt në manifestime me renome në vendin tonë,siç është “Vera e Ohrit”,ndërsa çdo vit në vendin tonë zhvillohet Festivali më i madh i Filmit për fëmijë dhe të rinj në Evropë “Giffoni Experience”.Gjithashtu u theksua bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Komisionit Nacional për UNESKO të R. së Maqedonisë së Veriut me Byronë Rajonale të UNESKO-s për shkencë dhe kulturë në Evropë(BRESCE) me seli në Venecia.

Nga ngjarjet kulturore të cilat realizohen në R. e Italisë,Stefoska veçoi kremtimin tradicional të 24 majit.Ditën e mësuesve sllavë,e cila zhvillohet çdo vit në Romë,në korrniza të cilat prezentohet edhe kultura dhe arti maqedonas,dhe pjesëmarrjen e vendit tonë më Bienalen e arteve figurative dhe arkitekturës në Venecia.

Stefoska dhe Silvestri u dakorduan se në korrniza globale pandemia ndikoi ndjeshëm në realizimin e ngjarjeve kulturore,por u zotuan të vazhdojnë dhe intensifikojnë bashëpunimin.Në këtë kontekst,në takim u konfirmua që së shpejti do të harmonizohet teksti i programit të pestë,me të cilin do të konkretizohen aktivitetet të cilat do të realizohen në perudhën që vijon.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе