Sot do të zhvillohet ngjarja “Takimi i poezisë në Nebregovë”

од admin_kult

Para Shtëpisë përkujtimore në Nebregovë,sot më 26 maj me fillim në ora 12:00,anëtarë të Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë do të lexojnë vargje dhe do të flasin në nder të të madhit të letërsisë tonë Blazhe Koneski.Manifestimi i cili titullohet “Takim i poezisë në Nerbegovo”,është pjesë e programit “Viti 2021- Në nder të Balzhe Koneskit” me rastin e 100 vjetorit nga lindja e tij,i cili realizohet nën patronazhin e Kryetarit të shtetit dhe me mbështetjen e Qeverisë së R. së Maqedonisë së Veriut.

Siç informojnë nga Shoqata e Shkrimtarëve të Maqedonisë,në takim do të marrin pjesë: Gligor Stojkovski,Vele Smilevski,Hristo Petreski,Pajo Aviroviq,Juliana Veliçkovska,Vladimir Martinovski,Snezhana Stojçevska,Mishel Pavlovski,Mersiha Ismajloska dhe Sonja Stojmenska – Elzeser.Ngjarja do të jetë e shoqëruar edhe me një shfaqje muzikore nga grupi “Kanarinë dhe gitarë” e cila përbëhet nga Petar Renxhov dhe Ivana Stojanovska.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе