Në galerinë e Qendrës kulturore informative të RMV në Sofje sonte do të hapet ekspozita e piktorit Svilen Srefanov, në kuadër të projektit ,,Lidhja”, i cili është në frymën e lidhjes së veprave të autorëve nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.
Svilen Stefanov (1966, Sofje) është piktor, historian arti, kritik dhe kurator. Ai jeton dhe punon në Sofje. Arsimin e tij akademik në Akademinë Nacionale të Arteve në Sofje. Profesor i historisë së artit të shekullit të ХХ -të. në Akademinë Nacionale të Arteve , Doktor i Teorisë dhe Historisë së Artit. Historia e tij si artist, kurator dhe kritik lidhet me grupin XXL, të formuar në Sofje në 1994.
Pas “Hapësirave të Humbura” nga Marjan Xingarov, kjo është ekspozita e dytë e projektit “Lidhja” e QKI të RSM në Sofje.