Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, pret që në sezonin e ardhshëm të koncerteve, Salla Universla të jetë e gatshme për mbajtjen e koncerteve.
Para fillimit të rikonstruktimit të Sallës Universale, Shilegov theksoi se gjatë vitit 2021 Salla Universale, me një shkëlqim të ri do t’u kthehet shkupjanëve dhe do të vazhdojë të jetë vend kulturor, ku gjendet historia e plotë e Maqedonisë moderne.
– Me sigurimin e mjeteve buxhetore përfundimisht u krijuan kushte për fillimin e rikonstruktimit të plotë të këtij objekti në formën dhe madhësinë ekzistuese, duke e ruajtur dukjen autentike si simbol i ripërtëritjes pas tërmetit në Shkup. Për këtë hap vendosëm pas përkrahjes së gjerë që e dha opinioni për idenë që të ruhet Salla Universale në formën ekzistuese, në lokacionin ekzistues, që nuk domethënë se kemi hequr dorë nga idea për sallë të re të koncerteve me kapacitete tjera të kongreseve në lokacion tjetër të përshtatshëm, deklaroi Shilegov.
Në këtë ngjarje mori pjesë edhe ministrja e Kulturës Irena Stefoska, e cila theksoi se ata si institucion punojnë në Buxhetin e ri për vitin 2021 dhe se planifikohet për vitin e ardhshëm të fillojë ndërtimi i sallës së re të koncerteve në Shkup.
– Ekzistojnë më shumë projekte të gatshme për ndërtimin e sallës së re të konerteve. Unë jam për projektin “Vezë” përse jo, ky është projekt pune, i përgatitur. Por, gjithashtu shqyrtojmë edhe mundësi të tjera, theksoi Stefoska.
Me miratimin e ribalancit e Buxhetit për vitin 2020, Qeveria e RMV-ut, shumica parlamentare për këtë objekt të rëndësishëm në Shkup, ndau mjete me shumë prej 120 milonë denarë.
Megjithatë, ministrja Stefoska, rikujtoi se Salla Universale është e ndërtuar me ndihmë financaire nga më shumë shtete mes të cilave janë Afganistani, Australia, Argjentina, Bolivia, Brazili, Iraku, Irani, Indonezia, Izraeli, Jemeni, Siria, Turqia dhe shumë të tjera. Sipas saj, ky objekt do të jetë simbol i përhershëm i solidaritetit ndërkombëtar njerëzor në rikonstruktimin e Shkupit pas 26 korrikut 1963.