Takimi i ministres Stefoska me shefin e delegacionit BE-së,Gir

од admin_kult

Ministrja e Kulturës IrenaStefoska sot realizoi takim me ambasadorin e sapoemëruar të BE në vendin tonë, shkëlqesinë e tij DavidGir.

Në takim Stefoska shprehi faleminderim për mbështetjen që Ministria e Kulturës e ka nga BE, në drejtim të zbatimit të politikave aktuale të Bashkimit Evropian dhe proceseve të integrimit evropian në të cilat bashkëpunimi kulturor konfirmohet gjithnjë e më shumë si një mekanizëm thelbësor në ndërtimin e një hapësire të përbashkët evropiane.

Delegacioni i BE-së shprehu mbështetje për politikat e Ministrisë së Kulturës dhe prioritetet në program, veçanërisht duke përshëndetur mbështetjen për stimulimin e të rinjve në sferën e kulturës. Në bisedë  vëmendje të veçantë i është kushtuar mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe natyrore të rajonit të Ohrit, si dhe rëndësisë së bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, aktivitetet e të cilit janë realizuar përmes Komitetit Ndërshtetërorë për menaxhimin me pellgun e  Liqenit të Ohrit.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе