Shoqata e Botuesve Maqedonas ndau çmimet për vitin 2022

од admin_kult

Në Panairin e 34-të të Librit, Shoqata e Botuesve Maqedonas (SHBM) prezantoi çmimet e saj për të gjashtën herë. Shoqata vlerësoi arritjet më të mëdha botuese për vitin 2022, pra për periudhën nga viti i kaluar deri në panairin aktual.

Çmimi i parë në kategorinë„ Edicioni më i mirë” komisioni e ndau për „E gjithë vepra për të rritur të Olivera Nikolovës” botim i „ Ars Lamina”. Botimi përbëhet nga 10 vëllime të cilat përmbajnë 12 tituj për të rritur.

Për botimin më të mirë të redaktuar figurativo-grafik është shpërblyer libri “Bambino” me tregim dhe tekst të Nika Gavrovska dhe dizajn të Nikola Raduloviqit, i botuar nga „Gavrosh”.

Libri më i mirë për fëmijë është libri „Pesë tregime nga e gjithë bota”, nga Zhivko Grozdanovski.

Autori i vitit është shpallur Vladimir Jankovski, i cili sivjet është kandidati maqedonas për Çmimin e Letërsisë së Bashkimit Evropian për romanin  „Dëshirat e fshehura, udhëtime të shqetësuara”. Libri i Jankovskit ishte gjithashtu kandidat maqedonas për çmimin  „Balkanika“.

Për edicionin më kreativ u zgjodh fotolibri„ Unë shkruaj histori në kokë” nga Elizabeta Bakovska dhe Sasho Dimoski, ndërsa projekti „Libri me figura të Halkiut” mori „Mirënjohje për nxitjen e përgjegjësisë sociale”.

Çmimi special për promovues të vitit shkoi për festivalin „Bukstar”.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе