Numri i ri i revistës “Zenit” kushtuar Goran Stefanovskit

од admin_kult

U botua revista për shkencë, letërsi, kulturë dhe art “Zenit” e shoqatës “Ivan Vasilevski” nga Strumica. Bëhet fjalë për një botim të dyfishtë kushtuar Goran Stefanovskit. Revista përmban të dhënat e fundit të papublikuara të Stefanovskit, intervista të pabotuara ose të harruara me të, biseda me bashkëpunëtorët e tij, por edhe punime shkencore për dramat e tij.

Përveç kësaj pjese të veçantë, janë të pranishme  gjithashtu edhe rubrika të njohura me intervista, ese, kritika, poezi, prozë, vepra arti dhe fotografi, si dhe shqyrtimet rreth tyre. Revista botohet dy herë në vit, por për shkak të pandemisë dy numrat e fundit dolën së bashku si një numër i dyfishtë me rreth 270 faqe.

Zenit ka një redakcion ndërkombëtar në të cilin, përveç autorëve dhe shkrimtarëve vendas, marrin pjesë edhe autorë nga Kroacia, Serbia, Austria dhe nga Polonia.

 

 

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе