Ekspozitë retrospektive e Zoran Kostovskit

од admin_kult

Në Operën dhe Baletin Kombëtar sot më 28 maj,me fillim në ora 19:00 do të hapet ekspozita retrospektive e piktorit akademik Zoran Kostovski.

Ekspozita organizohet me rastin e shënimit të dy jubileve të rëndësishëm të autorit,50 vite nga pikturimi dhe 45 vite antarsim në Shoqatën e Piktorëve të Maqedonisë.

Zoran Kostovski është i lindur në Shkup në vitin 1952.Ka mbaruar në departamentin e pikturës në Akademinë “Shën Klimenti i Ohrit” në vitin 1974.Është fitues i çmimit “Mosha Pijade”,dhe gjithashtu kishte realizuar një qëndrim studentor në Paris.

Në vitin 1989 vepra e tij u ble nga “Qendra Kulturore Amerikane” në Shkup,e cila u ekspozua në Shtëpinë e Bardhë në Uashtington të SHBA-ve.

Ai ka realizuar ekspozita vetanake në Shkup,Manastir,Ohër,Osijek,Zagreb,Goricë të Re,si dhe në Keln dhe Ershtad në Gjermani.

Ekspozita retrospektive për vizitorët do të jetë e hapur deri më 12 qershor.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе