Republika e Maqedonisë së Veriut e përfaqësuar në publikimin jubilar të UNESCO-s

од admin_kult

Në prani të një numri të madh të krerëve të shteteve,ekspertë dhe anëtarë të delegacioneve nga shtetet anëtare, si dhe vëzhgues nga disa vende,nga 9 deri më 24 nëntor në selinë e UNESCO-s në Paris, Francë, u zhvillua seanca e Konferencës së 41-të të Përgjithshme të UNESCO-s.

Në kuadër të Konferencës,në të cilën mori pjesë një delegacion nga Republika e Maqedonisë së Veriut, u shënua jubileu i 75 vjetorit nga themelimi i kësaj organizate botërore për arsim,shkencë dhe kulturë, ndërsa z-nj. Ordi Azule përsëri u rizgjodh drejtoreshë e përgjithshme e UNESCO-s, për zgjedhjen e së cilës ministrja e Kulturës dhe kryetare e Komisionit Nacional të UNESCO-s, Irena Stefoska dërgoi një urim personal.

Republika e Maqedonisë së Veriut, me një videoincizim përkatëss të thesareve  kulturore dhe natyrore maqedonase dhe me pjesëmarrje të “Çalgia Sound Sistem” iu bashkua urimeve me rastin e shënimit të jubileut të UNESCO-s.Historia e gjatë 75 vjeçare në selinë e Organizatës, përsëri u shënua me një ekspozitë të fotografive, ndërsa në formë elektronike u publikua publikimi jubilar “75 vite gjatë aktiviteteve – Komisionet Nacionale i tregojnë historitë e tyre”.

Publikimi përmban aktivitete me të cilat shënohen 75 vite bashkëpunim i suksesshëm midis UNESCOS dhe rrjetit të komisioneve nacionale për UNESCO-n nga mbarë bota.Komisioni Nacional i Maqedonisë është e përfshirë në publikimin jubilar të UNESCO-s me artikujt, dokumente dhe fotografi të tij që janë pjesë e shumë aktiviteteve nga anëtarësimi aktual i vendit tonë në Organizatë.

Publikimi i UNESCO-s ,,75 Vite gjatë aktiviteteve – Komisionet Nacionale i tregojnë historitë e tyre” është në dispozicion në linkun në vijim:

https://drive.google.com/file/d/12cVP6fzVYiMFu6RAclyM3N0OetbgqSdM/view

 

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе