Maqedonia do të marrë pjesë në Programin Evropa Kreative e BE-së

од admin_kult

Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Raportin për bisedimet e përfunduara dhe për lidhjen e Marrëveshjes midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut në Evropa Kreative (2021 – 2027) dhe përcaktoi ambasadoren në Misionin e Përhershëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut pranë Bashkimit Evropian në Bruksel, Agneza Rusi – Popovska që ta nënshkruaj Marrëveshjen.

Në përputhje me këtë Marëveshje, Republika e Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë së Kulturës, do të marrë pjesë në këtë program me vlerë të përgjithshme prej 1.14 milion euro, të shpërndara në shtatë vite me çka fitohet qasja në buxhetin e Programit Evropa Kreative (2021 – 2027) që është 2.44 miliard euro.

Programi njeh diversitetin kulturor si prioritet kryesor përmes të cilit duhet të përgjigjet në sfidat me të cilat sot përballen sektori kulturor, kreativ dhe audiovizuel, ndërsa prioritet i saj janë mbrojtja, zhvillimi dhe avancimi i diversitetit kulturor dhe gjuhësor dhe trashëgimisë, si dhe përforcimi i konkurrencës dhe potencialit ekonomik të sektorëve kulturorë dhe kreativë dhe të sektorit audiovizuel.

 

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе