U restaurua shtëpia muze e Hristijan Todorovski – Karposh në Kumanovë

од admin_kult

Me mjete të siguruara nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Kumanovës me vlerë prej 600,000 denarë, është restauruar shtëpia përkujtimore e heroit kombëtar Hristijan Todorovski-Karposh në Kumanovë.

Restaurimi i shtëpisë filloi si pjesë e programit Kumanova–Qytet i kulturës dhe 500 vite nga formimi i tij.Shtëpia muze është e hapur në vitit 1979. Gjatë viteve 2019 dhe 2020 ajo u restaurua ndërsa ekspozita e muzeut u rinovua me eksponate të rëndësishme historike.

Në katin përdhesë janë ekspozuar mobilje të viteve të tridhjeta të shekullit të kaluar, disa prej objekteve i përkasin familjes së heroit kombëtar, dhe disa janë nga Muzeu i Kumanovës. Në katin e parë janë të ekspozuara fotografi, dokumente, armë dhe objekte të tjera të cilat e pasqyrojnërrugëtimin e jetës dhe luftën e Hristijan Todorovski-Karposh.

Muzeu është i hapur për vizitorët çdo ditë pune.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе