Reagim ndaj konferencës për shtyp të koalicionit, Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët

од admin_kult

Ministria e Kulturës nuk do të ndërhyjë në “matematikat” e partive. Kultura bashkon, dhe nuk bën përgollaritje të tilla. Fakti që vitin e kaluar është krijuar borxh prej tre milionë eurosh në dëm të artistëve dhe puntorëve të kulturës, flet mjaftueshëm për matematikat e vitit të kaluar që janë bërë në Ministrinë e Kulturës, e që tash janë lëndë e policisë financiare.

Ministria e Kulturës mbetet konsekuente në kriteret që përmban konkursi vjetor për realizimin e programit nacional, në bazë të të cilit kanë punuar komisionet, dhe ato kritere janë: cilësia e projekteve, rëndësia që ato kanë si interes publik në kulturë, relevanca e tyre në jetën e qytetarëve, përkrahja e autorëve nga bashkësi të ndryshme etnike, stimulimi i krijuesve të rinj, grupeve të margjinalizuara, si dhe vlerësimi real i projekteve, me qëllim të mbrojtjes së dinjitetit të autorëve. Vendi ynë është multikulturor, dhe kjo vlerë duhet ruajtur dhe respektuar bashkë nga të gjithë ne.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе