Ekspozitë e fotografisë nga Igor Hristov – “Flerësit bëjnë gjumë, ëndërrojnë vetëm ëndërruesit”

од admin_kult

Ekspozita e fotografisë nga Igor Hristov –“Flerësit bëjnë gjumë, ëndërrojnë vetëm ëndërruesit”  do të jetë e hapur më 4 Mars ( e Enjte) viti 2021 në QKI të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sofje, me fillim në ora 17:00.

“Flerësit bëjnë gjumë,ëndërrojnë vetëm ëndërruesit“ është ekspozitë fotografike dokumentare e përbërë prej 20 veprave, të fotografuara në tre shtete : Tailandë, Peru dhe Ekuador. Tema e ekspozitës përfshin një karakter shoqëror dhe ndjek njerëzit të cilët bëjnë gjumë në një mjedis publik: në rrugë, në tregje, në parqe, në stacione.

Igor Hristov është i lindur në vitin 1982 në Shkup, është regjisor filmi dhe fotograf i apasionuar. Në vitin 2003 i filloi studimet për regji filmi dhe të televizionit në Akademinë Nacionale për film në Sofje të Bullgarisë. Filmat e tij të shkurtër kanë fituar çmime në Japoni, Kinë, Poloni, Republikën Çeke, Spanjë, Turqi. Kjo është ekspozita e tij e parë solo e fotografisë.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе