Program i larmishëm i manifestimit ,,Tingujt e Çarshisë së vjetër”

од admin_kult

Në programin e manifestimit ,,Tingujt e Çarshisë së vjetër” sot nga ora 16 do të mbahet manifestimi ,,Rrugët  e çarshisë” koncertin do ta mbajnë Sarana Imeri në flejt dhe Verica Shotarovska  në piano.

Në ora 17 para xhamisë së Murat Pashës është parashikuar performim i Adil Alush dhe orkestra  ,,Jeni Jol” , Në ora 19  në sheshin Skënderbeu  do të interpretohet shfaqja teatrale ,,Nuk paguaj”, kurse nga ora 20 në sheshin Fillipi i dytë do të mbahet koncert me titull ,,Tingujt e vjeshtës, ngjyra e tingullit”.

Në ora 22 në Kalanë e Shkupit do të shfaqen dy filma të shkurtër: ,,Toka” në regji të Iber Deari dhe ,,Ballkone” të Lindita Zeqiraj.

Manifestimi ,,Tingujt e Çarshisë”  e cila është në organizim të Qendrës Kulturore Informative Shkup është pjesë e programit vjetor për mbështetjen e  projekteve të interesit nacional të Ministrisë së Kulturës.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе