Ministrja e Kulturës Irena Stefoska sot zhvilloi një takim lamtumirës me ambasadorin e Republikës Çeke në Republikën e Maqedonisë së Veriut,Mirosllav Toman.Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për bashkëpunimin e frytshëm dhe të suksesshëm të deritanishëm, i cili rezultoi me paraqitje të shumta të artistëve maqedonas dhe çekë në festivale dhe manifestime në të dyja vendet.
Ministrja Stefoska e falënderoi ambasadorin për angazhimin e tij rreth përgaditjeve për Ditët e kulturës maqedonase në Republikën Çeke në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm,në periudhën kur Republika Çeke do të kryesojë Këshillin e BE-së.
Ambasadori Toman e informoi ministren Stefoska se situata me pandeminë KOVID-19 për momentin është shumë shqetësuese,se qyteti i Pragës është një qytet pa ngjarje kulturore,gjë që është e paimagjinueshme në historinë e tij të deritanishme.Bashkëbiseduesit shprehën shpresë se situata do të përmisohet dhe shkëmbimi i artistëve,projekteve dhe ideve do të vazhdojë me ritme të pandërprera.Ambasadori Toman largohet nga Republika e Maqedonisë së Veriut me përshtypje të mrekullueshme dhe do të vazhdojë të mbështesë vendin tonë në rrugën euroatlantike,siç theksoi.