Promovim i librit “Vështirë të gjesh një njeri të mirë” nga Flannery O’Connor

од admin_kult

Në kafe –librarinë “Bukva”,mbrëmjen e sotme do të promovohet përmbledhja me tregime “Vështirë të gjesh një njeri të mirë”,nga Flannery O’Connor,e botuar nga shtëpia botuese “Templum”.

Nga “Templum”,informojnë se ky është libri i parë nga O’Connor i përkthyer në gjuhë maqedonase.Bëhet fjalë për përmbledhje tregimesh të shkruara nga një prej shkrimtareve dhe eseisteve më të rëndësishme amerikane.Për librin do të flasin përkthyesja Rumena Buharovska dhe redaktori i “Templum” Nikola Galevski.

Çdo fjali e O’Connor është shpërthyese dhe shumë domethënëse.Gjuha e saj në mënyrë spikatëse përshkruan të shprehurit e amerikanëve të jugut –  sfidat e përkthimit.Ajo është ashtu,edhe pse tregimet e saja janë uiversale,idioma i tyre është lokale,tipike për Amerikën e Jugut,dhe kjo është ajo që u jep atyre ngjyrosjen e tyre të pasur unike.Tregimet bashkëjetojnë në përzierje të jashtëzakonshme nga komike në seroze,me çka një pjesë e madhe e personazhëve dhe situatave i bën të duken groteskë – thotë Buzarovski për librin.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе