Promovim i librit- poezi “Do të kap një valë” nga Dolores Atanasova –Lori

од admin_kult

Promovimi i librit “Do të kap një valë” nga poetesa Dolores Atanasova – Lori,do të zhvillohet para platosë së Qendrës për Kulturë Maqedonase,më 5 qershor (e shtunë) me fillim në ora 20:00.Në promovim do të marrin fjalë Jane Çalakovski botues dhe Biljana Stojanovska recenzor i librit,ndërsa vargje do të lexojnë poetët: Ana Golejshka – Xhikova,Snezhana Stojçevska,Andrej al-Asadi dhe Josip Kocev.

Muzika për promovim të librit është nga Goran Atanasov,ndërsa videoja është e përgaditur nga Gala Atanasova.Dolores Atanasova – Lori është fituesja e katërt e çmimit “Todor Çalovski”, e cila ndahet nga Shoqata për kulturë,letërsi dhe art “Galikul”, nga viti 2016 si mirrënjohje në fushën e poezisë,kritikës letrare,eseistikës dhe formave kreative të prozës në shenjë respekti dhe përkujtimi të personazhit dhe veprës së themeluesit të saj,dhe një nga shkrimtarët më të shquar bashkëkohor maqedonas – poet,kritik letrar,përkthyes dhe eseist – Todor Çalovski (1945-2015).

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе