Manifestimi “Ditët Evropiane të Trashëgimisë Kulturore 2020” vazhdon

од admin_kult

Manifestimi “Ditët Evropiane të Trashëgimisë Kulturore”,  ku muzetë në vend e filluan në shtator me online përmbajtje,  vazhdon me një program të pasur.

Sot pas dite Në Muzeun dhe Galerinë-Kavadar do të hapet ekspozita ,,Trashëgimia Kulturore në Kavadar”. Nesër (3 tetor) në muzeun më të vogël etnologjik në botë, në fshatin Xhepçisht në Tetovëdo të hapet ekspozita ,,Relikuim fetar dhe diploma të vjetra”, do të mbahet edhe një debat për botimin e librit ,,Abetare etnologjike maqedonase”.

Me 6 tetor në ora 12, në Muzeun e qytetit të Negotinës do të hapet ekspozita ndërkombëtare, ,, Arti si katalizator për ndryshimin shoqëror”, Ekspozita është me veprat jetësore  të AleksandraKokotoviç nga Sarajeva, Bosnje dhe Hercegovinë, vendosur në Lapidarium para muzeut. Të njëjtën ditë në ora 13.00, Në Muzeun e luftës dhe pavarësisë maqedonase  do të mbahet promovimi i botimit të ilustruar për fëmijë ,,Libri me fotografi i muzeut” Më 7 tetor, Muzeu i Republikës së Maqedonisë së Veriut në krivaPallank do ti pasuron bibliotekat e shkollave me nga një ekzemplar të veprimtarisë shumëvjeçare botuese të muzeut.Në frymën e temës së Ditëve Evropiane të Trashëgimisë Kulturore të këtij viti – “Trashëgimia Kulturore dhe Shkollat”, përfaqësuesit e Muzeut të RMS, në të njëjtën ditë do të shpërndajnë botime nëpër shkollat ​​në KrivaPallank, dhe së shpejti do të fillojnë projektin “Tridhjetë e një shkronjë për tridhjetë një lëndë nga e kaluara “.

Nga 5 deri më 7 tetor, Instituti dhe Muzeu nga Strumica,  do të punon me hyrje falës për vizitorët.

Java e parë nga tetori, Qendra eKonservimit-Shkup, do ta shfaq të mirën kulturore të kishës Shën Spas dhe tezën e Goce Dellçev, gjithashtu hyrja falas për vizitorët. Në Qendrën për industri kreative – Nebo,  nga Suvodoll-DemirHisar,  do të mundeni ta vizitoni ekspozitën e fotografive ,, Kopshte të brendshme”, nga autori  Stefan Shashkov vendosur në Shtëpinë e Kulturës ,,Ilinden”.

Vazhdojnë online përmbajtjet. Muzeu në Demir Kapi  e shfaq filmin dokumentar për festimin tradicional të venës dhe rrushit, titulluar ,, Këputjen e rrushit të pjekur”, në facebook faqen të Shtëpisë së kulturës ,,MirkaGinova”. Filmi paraqet nj dëshmi vizuele  për një pjesë së trashëgimisë sonë jomateriale, të lidhur me kultivimin e rrushit dhe prodhimin e venës.

Fondi i Holokaustit të Hebrenjve të Republikës së Maqedonisë së Veriut e pasuron programin me një histori tjetër dokumentare. Publiku i gjerë do të jetë në gjendje të shikojë filmin “Kronika Maqedonase: Historia e Hebrenjve Sefardikë në Ballkan”, që zgjat 10 minuta. Është vendosur në linkun: https://youtu.be/hi1wgCzDa9w

Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe Muzeu-Strumica për Ditët Evropiane të Trashëgimisë Kulturore merr pjesë me “Shëtitje Virtuale nëpër ekspozitën e përhershme të muzeut”, e cila është e adaptuar dhe e disponueshme për përdorim nga shkollat ​​fillore dhe të mesme.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе