Mirënjohje për shkrimtarin maqedonas Petar Andonovski në Sofje, Republika e Bullgarisë

од admin_kult

Në kuadër të programit kulturor “Rrugica e librit” në Sofje mbrëmë me sukses të madh dhe interes të veçantë u përcjell promovimi i romanit “Trupi  në të cilin duhet të jetohet” nga shkrimtari maqedonas Petar Andonovski, që u botua në gjuhën maqedonase nga shtëpia botuese “Persej”.

Në ngjarjen që u organizua nga Qendra kulturore-informative e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sofje, u drejtua nga drejtori i kësaj qendre dr. Sashko Nasev, botuesi  Pllamen Totev si dhe Sasho Todorovski, drejtor i Qendrës për kulture – Kumanovë.

Nga Sofja shkrimtar i njohur Andonovski kthehet edhe me një mirënjohje të rëndësishme – një diplomë për fitimin e çmimit të parë në konkursin ndërkombëtar të poezisë “Zërat lirikë 2020”.  Ky konkurs ndërkombëtar i poezisë, i iniciuar nga poetët më të njohur bullgarë dhe kushtuar poezisë lirike, shpallet në kuadër të manifestimit “Rrugica e Librave” në Sofje, në të cilin ditët e fundit u prezantuan botimet e dhjetëra botuesve të njohur nga Republika e Bullgarisë. Në konkurs, Andonovski fitoi çmimin e parë me një këngë kushtuar Silvia Plat.

Veprat e Andonovskit tashmë janë afirmuar në publikun letrar të bullgarisë dhe është i përkthyer në gjuhën bullgare romani i tij i parë “Sy me ngjyrë  këpucësh”. Gjithashtu parashikohet romani i tij i tretë, “Frika nga Barbarët”, i cili fitoi Çmimin e Letërsisë të Bashkimit Evropian për vitin 2020.

Prezantimi i kulturës maqedonase në Sofje vazhdon edhe sonte. Në Qendrën kulturore informative do të hapet ekspozitë e pavarur e artistit të artit figurativ Marjan Xingarov “Hapësirat e humbura” është titulli i ekspozitës së tij, e cila përbëhet prej 20 pikturave, me të cilat autori  tregon më karakteristikën e veprimtarisë së tij në vitet e fundit. Ngjarja do të mbahet në kushte të respektimit të plotë të masave përkatëse për menaxhimin e KOVID-19.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе