Veprimtarë të dalluar kulturor nga Bullgarianë në QKI të Maqedonisë së Veriut

од admin_kult

I dërguari special i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, d-r Vllado Buçkovski dhe drejtori i QKI në Sofje d-r Sashko Nasev, realizuan një takim pune me veprimtarë të dalluar kulturor nga Republika e Bullgarisë.

Takimi u realizua më 12 janar 2021 në Qendrën Kulturore-Informative të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kushte të respektimit të të gjitha masave për ballafaqim me pandeminë nga KOVID-19.

Gjatë këtij takimi, bashkëbiseduesit u pajtuan se zhvillimi i marrëdhënieve kulturore-artistike ndërmjet të dy shteteve po realizohet në drejtimin e duhur, por se nevojitet shtimi i projekteve konkrete dhe intensifikimi i takimeve të njerëzve nga sfera e artit dhe kulturës.  Njëherë u theksua se përmes sferës së kulturës dhe kontakteve mund të pritet më së shumti pozitivitet në marrëdhëniet e dy shteteve.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе