Shfaqja e parë është dedikuar për foshnjat mbi një vjeç ,,Re në një kuti të vogël” sonte për herë të parë në Teatrin për fëmijë dhe të rinj. Regjisore e shfaqjes është Bojana Laziq nga Serbia.
,,Re në një kuti të vogël” është shfaqja e parë interaktive në teatër për foshnja në vend. Shfaqja interpretohet për një numër të kufizuar të vizitorëve në përputhje me protokollet për mbrojtje nga Kovid 19. Në shfaqje luajnë Simona Spirovska, Natasha Petroviq, Nenad Mitevski dhe Nikolla Nakovski.
Shikues do të jenë foshnja që sapo kanë mbushur 12 muaj, si dhe prindërit e tyre. Surpriza të ndryshme vizuale, loja kolektive, muzikë argëtuese, fjalë të ndryshme, forma të pazakonta dhe një atmosferë e këndshme ndërthuret në lojë.
,,Re në një kuti të vogël” në krahasim me shfaqjet tjera të fëmijëve më të mëdhenj, të rinj dhe njerëz të rritur, nuk bazohet në rrëfim por në veprime që zgjojnë dhe provokojnë kuriozitetet. Përmbajta është përshtatur për moshën e audiencës, është krijuar për të stimuluar shqisat dhe për të stimuluar imagjinatën.
Hapësira ku aktorët i mirëpresin foshnjat dhe prindërit është i sigurt, i rehatshëm,i butë dhe sensitiv. Në atë hapësirë të gjithë mund të relaksohen dhe të kënaqen, na informojnë nga Teatri për fëmijë dhe të rinj.