Fuqia e dashurisë dhe triumfi i së mirës mbi të keqen janë motivet kryesore në shfaqjen për fëmijë “Rapunzel”,premierën e së cilës Teatri Turk do ta shfaq nesër,e shtunë (23.10.2021),me fillim në ora 14:00,në skenën e Teatrit “Komedi”.
Bëhet fjalë për shfaqje e punuar sipas përallës me po të njëjtin emër të Vëllezërve Grim,në përshtatje dhe regji të Xhabir Doko.Rolet interpretohen nga:Ines Radonçiq,Ebru Musli,Jetkin Sezair,Zhale Osmani,Metin Ibrahim dhe Din Ibrahim.Skenografia është shkruar nga Tatjana Blazhevska – Hristoska,ndërsa kostumografia është nga Roze Trajçeska – Ristevska.
Shfaqja do të luhet në përputhje me protokollet dhe masat e rekomanduara kundër KOVID-19,ndërsa numri i ulëseve është i kufizuar.