Prej sot e deri më 26 tetor në Kinotekë do të mbahet “Java e Filmit Shqiptar”.Në manifestimin pesë ditor,të realizuar nga Konoteka dhe Qendra Kombëtare e Filmit të Shqipërisë,do të shfaqen nga pesë filma artistik të metrazhit të gjatë dhe të metrazhit të shkurtër nga produksioni më i ri.
Në hapjen e Javës së Filmit Shqiptar do të jenë të pranishëm:Eduart Marki,drejtor i Qendrës Kombëtare të Filmit të Shqipërisë dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup,Fatos Reka.
Filmi i parë në program është “Liqeni im” nga Gjergj Xhuvani.Pason “Agimi” nga Gentian Koçi,realizim debutues artistik i metrazhit të gjatë i këtij regjisori të ri,i cili është autor i disa filmave të shkurtër dhe dokumentarë.