Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës Valmir Aziri dje mori pjesë premierën e shfaqjes ,, Pasion dhe lakmi” e bazuar në tekstin e dramaturgut të njohur amerikan të Juxhin O’Nil, të interpretuar nga Teatri i Tetovës.
Shfaqja ,,Pasion dhe lakmi” është në regji të Fetim Selimi, ku interpretuan aktorët Muzafer Etemi, Rahim Ramadani,Sabina Memishi,Jetmir Arifi etj.
Skenografia është nga Medina Hoxha, dhe muzika është nga Premtim Etemi
Sekretari shtetëror Aziri konfirmoi se Ministria e Kulturës edhe në të ardhmen do të vazhdon me mbështetjen e aktiviteteve të Tetarit të Tetovës me cilat kanë një rëndësi të veçantë për publikun e gjerë.