Përshkak të punës në kundërshtim me ligjet, shkarkohet drejtori i BKU “Shën. Kliment Ohridski”- Shkup

од admin_kult

Drejtori Frymezim Dauti  shkarkohet nga detyra e drejtorit të Entit Kombëtar, Biblioteka Universitare Kombëtare „Shën Kliment Ohridski“- Shkup për shkak të punës e cila nuk është në pajtueshmëri me ligjin dhe statusin, edhe në raste të tjera të parashikuara me ligj, në bazë të nenit 33, alineja 2 të Ligjit për kulturë.

Pas mbikëqyrjeve disamujorshe të realizuara nga ana e Ministrisë së Kulturës  në vitin 2021 janë konstatuar një sërë parregullësish serioze në punën  e drejtorit në aspektin e Ligjit për kulturë dhe Ligjit për bibliotekat.

Në bazë të  gjendjes faktike të konstatuar gjatë mbikëqyrjeve, ministrja e Kulturës Irena Stefoska vlerësoi se janë plotësuar kushtet ligjore për shkarkimin nga detyra e drejtorit të Bibliotekës Universitare Kombëtare para skadimit të mandatit.

Deri në zgjedhjen e drejtorit të ri për shkak të mospengimit të punës së këtij enti, është emëruar drejtor udhëheqës detyre nga radhët e të punësuarve.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе