Nën moton “Lëvizje të vjedhura” prej sot deri më 7 qershor,do të zhvillohet festivali i njohur i vallëzimit bashkëkohor “Tanc Fest Shkup 2021”. Për të 17-ën herë do të vallëzohet në më shumë skena në Shkup,dhe për herë të parë një nga shfaqjet do të jetë e interpretuar në Qendrën për Kulturë në Tetovë.Është paralajmëruar të jenë pjesëmarrës valltari Zhigon Krajnçani nga Lublana,dhe Ansambli i Vallëzimit nga Zagrebi,ndërsa publiku në Shkup dhe në Tetovë,do të kenë mundësinë të shohin performancën e vallëtares dhe koreografes franceze Amala Dianor.Në festival do të prezantohen edhe koreografë të rinj: Adrijana Dançevska,Filip Petkovski,Valentino Apostolovski dhe Dean Bitrovski.
Organizatorët informojnë se në kuadër të festivalit,do të shënohet 10 vjetori i jubileut të Teatrit të Vallzimit në Shkup,kur do të interpretohet koreografia “Ndërmjetbotë” nga Risima Risimkin.
“Me këtë shfaqje,Teatri i Vallëzimit në Shkup jep kontributin e tij në kremtimin e të madhit të gjuhës maqedonase Blaze Koneskit dhe shënimit të 100 vjetorit nga lindja e tij”,shtuan nga “Tanc Fest”.
Në mënyrë tradicionale,në festival do të ndahen çmimimet “Menada” – për arritjen më të lartë dhe vepër jetësore në fushën e vallëzimit,dhe për artist të ri,dhe do të ketë homazh në përkujtim të krijimtarisë të artistit të shquar të baletit Toni Batalakov.