Në Sozopol të Bullgarisë,ekspozita “Sfida dhe drejtime” do të jetë e hapur prej 1 deri më 8 qershor

од admin_kult

Në Sozopol të R. së Bullgarisë,prej 1 deri më 8 qershor do të jetë e shfaqur ekspozita “Sfida dhe drejtime” nga projekti “Lidhje” në Qendrën Kulturore Informative të R. së Maqedonisë së Veriut në Sofje.Ekspozita,e cila është e përbërë nga vepra të artistëve maqedonas dhe bullgar të artit figurativ bashkëkohor,është pjesë e ofertës kulturore,me të cilën Qendra Kulturore Informative e Maqedonisë prezantohet në Festivalin e 10-të Ndërkombëtar të Frankofonisë “Solej”.

Veprat e 12-të autorëve janë të punuara në teknika të ndryshme – pikturë,grafikë,vizatime,fotografi,dhe poashtu janë të instaluara objekte ndriçuese dhe videoart.Në ekspozitë janë të ekspozuara vepra nga artistë të cilët janë nga R. e Maqedonisë së Veriut,por jetojnë dhe veprojnë në R.e Bullgarisë, mes të cilëve janë: Ivo Pecov,Marjan Xingarov –Xin,Marijana Ivanova,Perica Georgiev –Pepsi e të tjerë.Do të jenë të ekspozuara vepra nga artistë dhe profesorë të artit figurativ nga Akademia Kombëtare e Artit Figurativ në Sofje.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе