Në Qendrën e Kulturës për të Rinj u vendos ekspozita e parë grupore në kuadër të projektit ,,Protogen”, krijuesi i së cilës është skulptori akademik MateaMijanoviq. Projekti në titull përcakton thelbin e idesë, përkatësisht krijimin e kushteve për zhvillim dhe punimin e dorës të veprave, prototipa dhe linja pilot në fushën e artit të aplikuar.
Në ekspozitë janë prezantuar vepra të zgjedhura të skulptorëve të rinj: MitkoDamjanovski, BllagojaGrozdanovski, DamjanRistevski dhe MateaMijanoviç.
,,Projektin e definojnë disa ideale të qarta. Inovacioni, duke mundësuar produksionin e veprave artistike të aplikuara në mënyrë profesionale, si dhe qasjen në kanalet e shitjeve dhe mundësinë për vetëfinancim, dhe punë të mëtejshme. Njëkohësisht projekti ofron një drejtim produksion-edukativ, si dhe një fokus në krijimin e një rrjeti për produksion dhe vendosjen e profesionistëve të rinj krijues”, qëndron në njoftimin e ekspozitës.
Veprat e ekspozitës ,,Protogen” nga 15 dhjetor do të jenë në dispoziciononlinehttps://www.inkubator.com.mk/ . Projekti ,,Protogen” mbështetet nga Ministria e Kulturës.