Me ekspozitën “Njëqind vite Art figurativ të Strumicës” e përbërë nga vepra të piktorëve të Strumicës,që krijuan në të kaluarën dhe lanë gjurmë të qëndrueshme në kulturën e artit figurativ,në Strumicë u hap Galeria Artistike e Qytetit.
Hapësira e re e Galerisë është e vendosur në një pjesë të vendit të fshehjes në shesh dhe është një mundësi për të prezantuar vepra nga artistët e Strumicës,vepra nga Kolonia Ndërkombëtare e Artit në Strumicë,si dhe ekspozita të ndryshme,punëtori,ligjërata,promovime dhe përmbajtje të tjera artistike dhe kulturore me karakte vendore dhe rajonale,poashtu kombëtare dhe ndërkombëtar.
Sipërfaqja e përgjithshme e Galerisë është 319 metër katror,dhe përfshin hapësirë për ekspozitë,depo për piktura,depo ditore,zyre,bufe dhe hapësirë për qëndrim.Për rregullim të hapësirës janë shpenzuar reth 6.5 milion denarë,pjesën më të madhe e të cilave u sigurua nga Ministria e Kulturës dhe buxheti i komunës.