Me rastin e 11 tetorit, në Nju Jork dhe Paris u zhvilluan ngjarje kulturore

од admin_kult

Me rastin e 11 Tetorit,në Galerinë e QM në Nju Jork dhe në Ambasadën e Maqedonisë në Paris,u zhvilluan ngjarje kulturore për të kremtuar disa jubile të rëndësishëm që lidhen me Ditën e kryengritjes antifashiste dhe luftën nacionaloçlirimtare si dhe pavarësinë e vendit tonë.

Ngjarjet shënuan jubiletë: 30 vite pavarësi,80 vite nga fillimi i kryengritjes  popullore kundër okupatorit fashist dhe 100 vjetorin nga lindja e Blazhe Koneskit.

Përkatësisht,në Galerinë e QM në Nju Jork,Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut,organizoi një mbrëmje poetike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së poetit maqedonas dhe themeluesit të gjuhës letrare maqedonase,Blazhe Koneski.Në kuadër të programit,në Qendrën Kulturore Maqedonase në gjuhë angleze u lexuan disa fragmente nga krijimtaria e Koneskit,mes të cilave edhe: “E vështira”,”Qëndisje”,”Pulëbardhë”, ndërsa theksi u vendos në rolin e tij në kodifikimin e gjuhës letrare maqedonase.Performuan edhe profesoreshat e muzikës të cilat punojnë në Nju Jork – pianistja Kalina Mrmevska dhe violinistja Alfrida Tozieva –  të cilat para publikut,premierë eksekutuan disa kompozime nga autori maqedonas Goce Gavrilovski.

Në Ambasadën e Maqedonisë në Paris,Francë,u hap ekspozita “Tregim(e)t në kornizë” nga prof.dr. Toni Vasiq.Ngjarja u pasurua me intermeco muzikore të studentëve të flautës nga Konservatoriumi i Livri – Gargan (Livry – Gargan),në kuadër të projektit të përbashkët të Konservatoriumit Komunal Livri – Gargan (Livry – Gargan),QShShMB “Ilija Nikolovski Luj” dhe “Polihimnija” nga Shkupi,inicuar dhe përgaditur nga drejtori i Konservatoriumit,prof. Elena Stojçeska.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе