Orkestra e “Fejm’s Institut” do të hapë sezonin e ri me koncertin “Suing”

од admin_kult

“Suing” titullohet koncerti i orkestrës së “Fejms Institutit” i cili do të zhvillohet më datë 10 shkurt (e shtunë) në orën 20:00 në sallën e dhomës së Filarmonisë. Dirigjent është Timoti Redmond nga Anglia, ndërsa si solist do të performojë këngëtari anglez Hari Aps.

Programi përfshin vepra nga Ellington, Parker, Sinatra.

Koncerti “Suing” doli nga puna e një kursi orkestral një javor mbi format hibride muzikore, i pari i një serie seminaresh vjetore të mbajtura në studion e Fejms (Fame’s) për muzikantë të rinj dhe studentë nga Evropa.

Instituti Evropian i Performancës Orkestrale “Fame’s” është qendër edukimi muzikor e krijuar në kuadër të kompanisë “Fame’s”, e cila merret me regjistrimin dhe krijimin profesional të muzikës. E organizuar në Shkup, qendra paraqet platformë unike për edukim profesional muzikor, shkëmbim përvojash dhe krijimtarie, e dedikuar për instrumentistët e rinj të talentuar nga Evropa dhe, mbi të gjitha, në fushën e muzikës orkestrale, si pjesë e programit për kulturën pan-evropiane.

Programi i institutit është i fokusuar në krijimin e mundësive për talentet e rinj dhe ofron edukim në praktika të ndryshme orkestrale, eksplorimin e stileve të reja, pasurimin e repertorit me kompozime të reja etj. Ky program ofron një nivel shumë profesional trajnimi, praktike, mentorimi dhe performancash përmes metodologjive dhe teknologjive të reja të mundësuara në studion e Fame’s.

Duke krijuar përmbajtje orkestrale dhe muzikore profesionale dhe origjinale, përmes platformave të ndryshme digjitale, projekti synon gjithashtu të zhvillojë audiencë të re, duke përcjellë përvojat dhe llojllojshmërinë kulturore të trashëgimisë muzikore evropiane.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе