OPERA DHE BALETI NË SHTËPITË TUAJA

од admin_kult

Opera dhe Baleti Nacional nga e marta, 7 prill me fillim në ora 20:00, në kanalin zyrtarë të OBN-së në YouTube  do të fillojë me paraqitjen online të shfaqjeve të preferuara për publikun.

Nga OBN-ja thonë: “Çdo e martë do të jetë e rezervuar për artin e baletit , ndërsa çdo të premte do të jetë termini për adhuruesit e artit të operës. Për këtë qëllim do të përdorim mjetet e YouTube- premierë që do ti mundësoj publikut tonë nga e gjithë bota të përfshihet në magjinë e muzikës së artit të operës dhe baletit. Për ata që nuk do të kenë mundësi të shikojnë premierën digjitale të shfaqjeve tona në kohë reale, çdo shfaqje e transmetuar do të jetë në dispozicion 24 orë pas transmetimit fillestarë”.

Kjo iniciativë rrjedhë nga kriza e virusit korona për shkak të së cilës OBN nuk është në gjendje live të  realizojë repertorin e tij, në mënyrë që të mbështesin  publikun e tyre për përballjen më të lehtë me krizën  kundër përhapjes së virusit.

Programi fillon me shfaqjen e baletit “Liqeni i mjellmës” nga P. I. Çajkovski, pastaj Opera “Boemë” nga  Xhakomo Puçini më 10 Prill, premiera digjitale botërore me shfaqjen e baletit  “Kleopatra” është caktuar në 14 Prill ndërsa opera “Eugene Onegin” nga P. I. Çajkovski është në 17 Prill. Baleti “Don Kishoti” është në 20 Prill, ndërsa më 24 prill publiku do të ketë mundësi ta shikojë  koncertin tradicional me rastin e festës Vasilica me titull „Disco fever”.

Për orarin e premierave digjitale të caktuara, ndiqni uebfaqen www.operabalet.mk, dhe antarsohuni në kanalin zyrtar YouTube www.youtube.com/user/makoib.

 

 

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе