Pas një pauze prej disa muajsh për shkak të pandemisë globale të shkaktuar nga virusi korona, Opera dhe Baleti Nacional do të zhvillojë një koncert ekskluziv gala-opera dhe shfaqje baleti në hapësirë të hapur nën yjet me titull “Opera dhe Baleti Nën Yjet”.
Koncerti do të mbahet më 25 shtator, duke filluar nga ora 21:00. në pllajën para Operës dhe Baletit Nacional.
Do të interpretojnë solistët: Sandra Mitrovska (soprano), Katerina Stojanovska (soprano), Gjorgji Cuckovski (tenor) dhe Vladimir Sazdovski (bas), të shoqëruar nga Orkestra e OBM, nën shkopin dirigjues të Bisera Chadlovska.
Në pjesën e dytë, publiku do të ketë mundësinë të përcjellë baletin “Bolero” nga Moris Ravel, në koreografi të Sasha Evtimova, përgatitur në përputhje me rekomandimet e Komisionit për Sëmundjet Infektive. Bëhet fjalë për një balet nën maska, pa prekje dhe në distancë. Performojnë ansambli i baletit të femrave, Katerina Stojanovska (soprano) dhe Orkestra e Operës dhe Baletit të Maqedonisë. Dirigjenti është Bisera Çadlovska.
Mjeshtër – koncerti është Verica Lambevska, koreograf është Sasha Evtimova dhe regjisor është Dejan Prosev. Kostumet u bënë nga Marija Pupuçevska.
Ngjarja do të mbahet në përputhje me protokollet për mbajtjen e ngjarjeve në të hapur e parashikuar nga situata aktuale e shkaktuar nga pandemia e KOVID-19, miratuar nga Komisioni për Sëmundje Infektive.