Realizohet mbledhja konstitutive e Komisionit Nacional për UNESKO

од admin_kult

Komisioni Nacional për UNESKO-n i Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot e realizoi mbledhjen konstitutive, në platformën Zum.

Me detyrë zyrtare, kryetare e Komisionit është ministrja e Kulturës, Irena Stefoska.

Komisioni nacional për UNESKO-n, është i përbërë nga 22 anëtarë, në mesin e të cilëve janë ministra nga Qeveria e RMV, drejtorë të institucioneve shtetërore dhe autoritete nga sferat e organizatës botërore.

Ministrja Stefoska i informoi anëtarët në lidhje me mënyrat e realizimit të bashkëpunimit të Komisionit Nacional me UNESKO-n dhe koordinimin me organet, institucionet dhe organizatat e këtij resori me Sekretariatin e Komisionit Nacional. U potencuan edhe prioritetet e Maqedonisë së Veriut para Konferencës së ardhshme vjetore të organizatës botërore, e që kanë të bëjnë me nevojën e përforcimit të bashkëpunimit e vendit tonë me UNESKO-n në të gjitha sferat dhe nivelet programore (komitete, borde, etj.), si dhe një pjesëmarrje më të madhe të të rinjve në aktivitetet e organizatës.

Komisioni u informua edhe për aplikimin e parashtruar për vendosjen e kishës Shën Gjorgji në Kurbinovë, në listën e tentative (provuese) të UNESKO-s. Ky është aplikimi i parë për shënim në listën e të mirave botërore kulturore dhe natyrore nga vendi ynë në UNESKO pas vitit 1978, kur rajoni i Ohrit ishte shënuar në këtë listë.

Anëtarët e Komisionit nacional u njoftuan edhe me tre projektet maqedonase nga sfera e kulturës, shkencës dhe mbrojtjes së ambientit jetësor që janë miratuar në kuadër të Programit të UNESKO-s, për pjesëmarrje gjatë viteve 2020-2021.

Në takimin e ardhshëm, Komisioni Nacional do ta shqyrtëoj Raportin për gjendjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit dhe avancimit të zbatimit të rekomandimeve nga Vendimi i Komitetit për trashëgimi kulturore të UNESKO-s, që është miratuar në sesionin e tij 43-të (Baki, Azerbejxhan, 2019), si dhe raportit final sipas Misionit reagues në rajonin e Ohrit, që do të zyrtarizohet në fillim të muajit shkurt.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе